Maqedoni

Pas fjalimit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, Prokuroria Speciale kërkon sigurim personal

25.01.2016 18:04

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, përmes një postomi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj fjalimit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit...

Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup, përmes një postomi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj fjalimit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit, ku ndërmjetësin, Piter Vonhojte, dhe prokuroren speciale, Katica Janeva, i quajti bashkëpunëtorë të kreut të LSDM-së për të ardhur në pushtet me gënjeshtra dhe në mënyrë kriminale.  
 
“Të gjithë nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës duhet që ta përmbajnë punën e Prokurorisë Speciale”, shkruan në rrjetin social në twiter ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
 
Eksperti bleg, Vanhojte, nuk ka dashur të komentojë fjalorin e ashpër të Gruevskit.
 
“Më vjen keq, por nuk ka komente nga unë në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit”, tha ndërmjetësi Vanhojte.
 
Pasi që ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij vendosi prokuroren, Katica Janeva, në të njëjtin grup me "kriminelët, falsifikuesit, mashtruesit, nga Prokuroria Publike Speciale kërkuan nga MPB-ja t’u caktojë sigurim personal të gjithë prokurorëve publik në këtë institucion.
 
"Sa i përket fjalimit publik të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, duam të theksojmë se si Prokurori Publike jemi seriozisht të shqetësuar, andaj prokuroria vendosi t’i rrisë masat e sigurisë. Nga Ministria e Brendshme kemi kërkuar sigurim personal për prokurorët publik", deklaruan nga Prokuroria Publike Speciale.
 
Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk njoftojnë se sa policë janë kërkuar, por konfirmojnë se për shkak të detyrës së rrezikshme edhe Janeva, por edhe të gjithë prokurorët do të marrin sigurimin e duhur fizik. 
 
“Duke pasur parasysh nivelin e lartë të rrezikut për jetën dhe integritetin  personal në kryerjen e detyrave në Prokurorinë Speciale Publike, nga Ministria e Brendshme është kërkuar një numër të nëpunësve shtetërorë si për prokuroren publike, Katica Janeva, ashtu edhe për bashkëpunëtorët e saj prokurorë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
 
Deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se “dikush mundohet të vijë në pushtet me mashtrim, me bashkëpunim me shërbime sekrete të huaja, me bashkëpunim me kriminelë, falsifikatorë, Çausha, Vanhojta, Katica dhe shitës të mjegullave”, analisti politik, Albert Hani, e vlerëson si kërcënim ndaj Prokurorisë Speciale dhe komunitetit ndërkombëtar. 
 
SANIJE KASAMI