Botë
Partia Socialiste, Ben Blushi kundër Edi Ramës
25.01.2016 18:06
Mazhoranca qeverisëse në Shqipëri është në krizë. Ky fakt është pohuar nga një prej deputetëve socialistë, Ben Blushi, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Blushi lëshoi kritika të forta ndaj Ramës, duke deklaruar se ai po e kthen mandatin në krye të partisë, të përhershëm, më keq se në diktaturë. Blushi tha se duhen bërë urgjentisht zgjedhjet, pasi Rama nuk mund të vazhdojë ta drejtojë Partinë Socialiste në mënyrë të paligjshme.
Lidhur me moszhvillimin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste, kanë reaguar edhe dhjetëra anëtarë të tjerë të kësaj partie, duke krijuar madje lëvizjen “Socialistë çohuni”.
Prezantimi i kësaj lëvizjeje u bë nga Shkëlqim Meta, ish-kandidat për kryetar i socialistëve. Ata zhvilluan një protestë para selisë rozë, duke i kërkuar Edi Ramës që të largohet dhe t’i bëjë zgjedhjet e reja për kryetar të Partisë Socialiste.
LULJETA NDOKA
