LSDM: testimi ekstern, projekt i dështuar i qeverisë

25.01.2016 18:22

LSDM ka kritikuar qeverinë për testimin ekstern, duke e vlerësuar atë si projektin më të pasuksesshme në arsim dhe paralajmëroi se do ta heq atë nëse kjo parti vjen në pushtet...

Nënkryetari i LSDM-së, Darko Kaevski, deklaroi se sistemi për testimin ekstern sot nuk ka funksionuar dhe se maturantët kanë pritur në shkollat për t'u testuar.

"Askush nuk mori përgjegjësi për atë që nxënësit janë mbajtur aq gjatë në shkolla edhe pse nuk kishte kushte për testim", tha Kaevski.

Sipas LSDM-së, në vend të testimit ekstern është i nevojshëm zhvillim i arsimit.