Vanhaute, nesër sërish takohet grupi i punës
25.01.2016 19:42
Grupet e punës do të takohen sërish nesër pasdite pasiqë kanë pasur nevojë për konsulkta shtesë...

Ky ishte epilogu i takimit të sontëm në të cilin siç bëri të ditur ndërmjetësi Piter Vanhaute janë shqyrtuar propozimet e VMRO-DPMNE-së lidhur me mediat dhe pastrimin e listës zgjedhore.
Për shkak të nevojës për konsultime shtesë të aprtive politike takimi i radhës është caktuar për nesër në ora 17 e 30 minuta.
Propozimet e VMRO-DPMNE-së vijnë si kundërpërgjie ndaj atyre të LSDM-së, të cilat Vanhaute nuk ka preferuar ti komentojë duke theksuar se ato janë në shqyrtim e sipër.
Në takimin e sontëm ishin të pranishëm përfaqësues të katër partive politike dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
