Maqedoni
Karburantet më të lira për 3,5 denarë për një litër
26.01.2016 09:16
Benzinat dhe dizeli prej mbrëmë në mesnatë shiten me çmime më të ulëta për 3,5 denarë...

Sipas Vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 57,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 shitet për 59,5, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 39 denarë për një litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohet për 4 denarë për një litër dhe kushton 27,5 denarë.
Me vendimin e KRRE për 2,467 denarë për një kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 HC dhe është 12,857 denarë për një kilogram.
Si shkak për zvogëlimin e çmimit me pakicë i derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë për 19,51 për qind më të ulët çmimin mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,143 për qind bursën më të lartë të dollarit në raport me denarin./Mia
