OKB: Bisedimet e radhës për Sirinë mbahen të premten
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka komunikuar se bisedimet për paqe në Siri do të zhvillohen në Gjenevë gjatë ditës së premte...

Dialogu i radhës ishte planifikuar të mbahej ditën e hënë, por fuqitë ndërkombëtare nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët në lidhje me forcat opozitare që duhet të jenë të pranishme.
Në rast se ky problem nuk do të zgjidhet, takimi mund të shtyhet sërish. Në këtë mbledhje të parashikuar për t’u mbajtur ditën e premte, diplomatët do të përpiqen që të ndërmjetësojnë në marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës që kundërshton regjimin e Bashar al-Assadit.
Qëllimi i tyre është që t’i japin fund konfliktit pesë vjeçar, gjatë të cilit kanë humbur jetën më shumë se 250.000 civilë, ndërkohë që të paktën 10 milionë të tjerë janë detyruar që të braktisin shtëpitë.
