Botë

Ngrica në Japoni, ngrin ujëvara Nachinotaki

26.01.2016 15:24

Ngrica e madhe që ka kapluar këto ditë Japoninë, ka shkaktuar ngrirjen e ujëvarës më të lartë, Nachinotaki...

Kjo dukuri është kthyer në atraksion dhe mbledh turistë nga e gjithë bota në prefekturën Yakahama. Ujëvara është 133 metra e lartë.
 
Pranë saj gjendet vendi i shenjtë, Shinto Kumano Nachi Taisha. Murgjit atje e nderojnë ujin që rrjedh si një hyjni.
 
Sot në mëngjes, ata bekuan edhe një herë fundin e ngrirë të ujëvarës, bazeni i së cilës ofron pamje spektakolare për vizitorët, me ylber të mahnitshëm.
 
Temperatura e ajrit përreth këto ditë ka zbritur nën minus 5 gradë celsius. Edhe pse temperaturat ngrihen gjatë ditës, ujëvara nuk shkrin.
 
Ujëvara është pjesë e rrugës së shenjtë të pelegrinëve për në malin Ki, një vend që i përket trashëgimisë botërore që mbrohet nga UNECO.
 
GAZMEND KURTISHI