Tenis
Federer e Djokoviç në gjysmëfinalen e “Australian Open”
26.01.2016 16:37
Tenisti i parë finalst i këtij edicioni të “Australian Open” do të përcaktohet pas një dueli titanësh...

Novak Djokovic dhe Roger Federer avancuan pa më të voglin problem në gjysëmfinale dhe tashmë do të masin forcat me njëri-tjetrin për të qenë pjesë e finales së madhe të Grand-Slamit të parë të vitit. Nishikori dhe Berdych nuk bënë aspak rezistencë përballë dy prej tentistëve më të mirë në qarkullim duke u dorëzuar pa kushte.
3-0 me sete triumfoi Djokovic në çerekfinalen ndaj japonezit Kei Nishikori. 28-vjeçari serb vijon kështu marshimin drejt titullit të tij të 6-të në “Australian Open” dhe trofeut të 5-të në 6 vitet e fundit në turneun që zhvillohet në Melbourne.
Në çerekfinalen përballë Nishikorit, Djokovic-it iu nevojitën 2 orë e 10 minuta lojë për të hedhur knock-out tenistin japonez. Numri 1 i Botës triumfoi me shifrat 6-3, 6-2, 6-4 dhe tashmë për të vjen dueli ndaj Federer. Zvicerani ashtu si Djokovic nuk e pati të vështirë të mposhte Thomas Berdych.
Vetëm në setin e parë rezistoi disi tenisti çek, duke e cuar në tiebreak aty ku numri 3 i Botës triumfoi me shifrat 7-4. Dy setet pasardhëse folën vetëm për Federer-in, i cili u imponua ndaj Berdych 6-2 në të dytin dhe 6-4 në setin e tretë. Falë këtij suksesi mbreti Roger u bë gjysëmfinalisti më i vjetër në moshë i “Australian Open” që pas Colin Dibley në 1979-n.
Për Federer kjo ndaj Djokovic në Melbourne do të gjysmëfinalja e 39-të në karrierë në një turne Slam.
Në kategorinë e femrave ndërkohë, gjysmëfinalja e parë do të diskutohet mes numrit 1 të Botës amerikanes Serena Williams dhe polakes Agnjeska Radwanska.
Williams mundi shumë thjeshtë në çerekfinale rusen Maria Sharapova. Vetëm 5 game humbi në total amerikanja përballë Mashës me Serenën që mbylli gjithçka në 1 orë e 33 minuta lojë me shifrat 6-4, 6-1. Edhe Radwanska nuk shpenzoi shumë energji në duelin ndaj spanjolle Carla Suarez Navarro të cilin e mposhti 2-0 me sete me shifrat 6-1, 6-3.
