Futboll

FIFA konfirmon pesë kandidatë për president

26.01.2016 16:39

Komisioni Zgjedhor i FIFA-s ka konfirmuar emrat e pesë kandidatëve për postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, më 26 shkurt...

Emrat e tyre janë Prince Ali Bin Al Hussein nga Jordani, sheiku Salman Bin Ebrahim Al Khalifa nga Bahrejn, dhe Jerome Champagne nga Franca.
 
Gianni Infantino nga Italia dhe Tokyo Sexwale nga Afrika e Jugut janë po ashtu kandidatë të aprovuar.
 
Sepp Blatter do të largohet nga posti në mes të një skandali të madh të korrupsionit ku ai dhe homologu i tij nga UEFA, Michael Platini janë suspenduar nga detyrat përkatëse pas realizimit të një pagese të jashtëligjshme mes tyre.