Basketboll

NBA, Golden State dominon San Antonion, Curry magjik

26.01.2016 16:40

NBA dhuron spektakël në një prej sfidave më spektakolare të sezonit...

Golden State-San Antonio, dy skuadrat më në formë të këtij sezoni u përballën në “Oracle Arena” ku kampionët në fuqi shkatërruan teksanët me rezultatin 120-90.
 
“Luftëtarët” nuk hasën vështirësi ndaj Spursave që pa Tim Duncan çaluan në sulm dhe nuk arritën të mbyllnin hapësirat në mbrojtje. I përhershmi Stephen Curry regjistroi 37 pikë në 28 minuta lojë me 6 goditje të sakta për tre pikë. Shtatlarti i Golden State kaloi kufirin e 10 mijë pikëve në karrierë dhe u bë lojtari më i ri që arrin të shënojë 1400 pikë nga goditjet për tre.
 
Në sfidën tjetër, Cleveland kaloi pa shumë vuajtje  Minnesota Timberwolves 114-107. LeBron James mori për dore skuadrën nga Ohio me 25 pikë personale duke i dhuruar fitoren e parë trajnerit të ri Tyronn Lue. 
 
Në New Orleans, Houston kaloi 112-111. James Harden bëri detyrën me 35 pikë personale, ndërsa Trevor Ariza shtoi 31 të tjera për suksesin e vështirë të skuadrës teksane që vijon momentin pozitiv. 
Në Chicago, Dwayne Wade shpërtheu me 28 pikë dhe 5 asiste për të ndihmuar Miami Heat në suksesin 89-84.
 
Një fitore me shumë peshë për skuadrën nga Florida që vinte pas 4 humbjeve rresht. Në krahun tjetër, Derrick Rose e braktisi ndeshjen vetëm 13 minuta pas fillimit për shkak të një dëmtimi në shpinë, çka ia bëri më të vështirë misionin ekipit vendas.