Futboll
Pep Guardiola kërkon Shkodran Mustafin
26.01.2016 16:43
Pas dëmtimit të Jerome Boateng, skuadra e Bayern Munich është vënë në kërkim të një mbrojtësi dhe Shkodran Mustafi duket se është njeriu ideal...

Pas dëmtimit të Jerome Boateng, skuadra e Bayern Munich është vënë në kërkim të një mbrojtësi dhe Shkodran Mustafi duket se është njeriu ideal.
Përballja kundër skuadrës së Hamburgut e fituar me rezultatin 1-2 nga bavarezët ishte e 16-ta radhazi për kampionët e Gjermanisë, ka lënë dhe një shije te hidhur, për shkak te dëmtimit të mbrojtësit në fjalë, i cili pritet të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë.
Trajneri Pep Guardiola është vënë menjëherë në punë dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një blerje sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi nuk kanë ngelur ende shumë ditë nga përfundimi i merkatos.
Në krye të listës qëndron lojtari me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, por duket se nuk do të jetë një mision i lehtë arritja e marrëveshjes me klubin e Valencias, pasi drejtuesit e skuadrës spanjolle duket se nuk dëshirojnë ta largojnë 23-vjeçarin nga radhët e ekipit në mes të sezonit futbollistik, duke marrë parasysh dhe momentin jo të mirë që po kalon Valencia.
Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse Bayern paguan klauzolën e mbrojtësit, e cila kap shifrat e 50 milionë Eurove, diçka e vështire kjo.
Nëse bavarezet nuk arrijnë te Mustafi, alternativa tjetër është ajo Nico Otamendi i Man.City, por Mustafi duket se është zgjedhja e parë e Pep dhe Bayerni do të bëjë të pamundurën për ta pasur lojtarin në dispozicion.
