Maqedoni
Sela ankohet për kërcënime të vazhdueshme, MPB-ja nuk ka ndërmarrë masa
26.01.2016 18:06
Kryetari i Strugës, Ziadin Sela, ka shpalosur informacione se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të komunës janë kërcënuar disa herë...

Ai tregoi letrën e fundit kërcënuese, në të cilën ai dhe sekretari i komunës, Krenar Lloga, kërcohen me jetë, ndërsa akuzoi policinë se nuk ka marrë asnjë masë sigurie.
“Të shtunën e kaluar, më datën 16.01.2016, në të cilën në emrin tim personal kërcënohem si kryetar i komunës bashkë me sekretarin e komunës, Krenar Lloga, që shumë shpejtë ne do të pastrohemi, por është një letër që nëse i shohim kronologjikisht ngjarjet kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Në 31.07.2015 Interpoli i Shqipërisë njofton Interpolin e Maqedonisë për një njeri i cili është i pazaruar në mënyrë që fizikisht ta likuidojë Krenar Llogën dhe asgjë nuk është ndërmarrë asnjë masë në këtë drejtim”- deklaroi kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.
Ndërsa lidhur me padinë e ngritur ndaj tij nga ana e SPB-Ohër, Ziadin Sela e cilësoi si të pabazë dhe të motivuar politikisht. Ai tha se padia nuk është e rastësishme, por bëhet me qëllim që ta pengojë aktivitetin e tij politik.
ERSAN PAJAZITI
