AMM-ja kërkon depolitizimin e Agjencisë së Mediave

26.01.2016 18:41

Partitë politike duhet të kenë kujdes së çfarë ligji do të sjellin për mediat....

Nga Asociacioni i Maqedonisë për mediat, ku anëtarë janë 5 televizione, si: Telma, Alfa, Alsat M, Kanal 5 dhe Sitel, vleresojnë se duhet plotësisht të depolitizohet Agjensioni për Media Audio dhe Audiovizuele, ku në këtë këshill duhet të bëjnë pjesë persona që e dinë këtë profesion, respektivisht biznesin e mediave. 

Nga asociacioni presin që të bëhet edhe zvogëlimi i denimeve, por edhe të ketë liri më të madhe në formimin e programit personal të mediave. Ata thonë se kërkesat e tyre janë të vetmet ndryshime të cilat do të pranohen në sjelljen e këtij ligji.

“Pesë televizionet kërkojnë¬ zvogëlim principiel të dënimeve të tanishme të cilat në këtë moment janë aktuale. Vlerësojmë se gjobat do të jenë masa e fundit dhe të mos e rrezikojnë ekzistencën e disa mediumeve”- u tha nga Asociacioni i Maqedonisë për Media.

Nga asociacioni presin që të vihet rend në të drejtat autoriale për shkak se në këtë moment kontrollohen vetëm nga mediumet nacionale. Ata gjithashtu vlerësojnë se deri në fund të këtij viti do të krijohet rend edhe në operatorët kabllovik, të cilët emetojnë televizione të huaja me program për të cilat të drejtat autoriale janë të paguara edhe nga mediumet vendore.

Nga Asociacioni i Maqedonisë për Media u apelojnë partitë politike, që të mos sjellin ligj i cili do të favorizojë servisin publik, por i njëjti të jetë drejtues i tregut të përgjithshëm mediatik. (Besim Abdullahi, TVM2)