Maqedoni

Në Shkup 10 aksidente, 8 të lënduar, janë sanksionuar 17 këmbësorë

27.01.2016 09:41

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente rrugore...

Prej tyre, katër janë me pasojë të dëmit material dhe gjashtë janë me pasojë të lëndimit trupor në të cilët lëndime trupore kanë marrë katër shoferë të automjetit motorik, dy bashkudhëtarë, një shofer i mopedit dhe një udhëtar në autobus.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e komunikacionit të trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 20 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet. Dymbëdhjetë shoferë janë kapur si e drejtojnë automjetin pas skadimit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit ose pa patentë shoferi, si dhe pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë përjashtuar nga komunikacioni. Janë sanksionuar edhe 17 këmbësorë, të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga ana e policisë së trafikut janë larguar 79 automjete të cilët e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Me fillim në orën 11:45 ish-të punësuarit në "Alumina" do të mbajnë protestë të qetë në bulevardin "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit pa pengesa dhe normal të qarkullimit nga ana e policisë së trafikut do të merren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit dhe sipas nevojë edhe riorientim të komunikacionit./Mia