Maqedoni
Pa energji elektrike një pjesë nga lagjja Aerodrom, Çuçer Sandevë, Gazi Babë dhe Karposh
27.01.2016 12:56
Pa furnizim me energji elektrike nesër do të mbetet një pjesë e lagjes Aerodrom, Çuçer Sandevë, Gazi Babë dhe Karposh...

Në periudhën prej orës 8 deri në ora 15:30, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e përdoruesve në rrugën "23 Oktomvri" në komunën e Aerodromit, nga ora 9:00 deri në ora 15:00, përdoruesit nga fshati Mirkovci në komunën Çuçer Sandevë, nga ora 09:00 deri në ora 14:30, përdoruesit e Gazi Babës dhe nga ora 9:00 deri në orën 15:00, objekti i kopshtit "Prolet" pranë SHF Vllado Tasevski, një pjesë e rrugës Jurij Gagarin - nënrrugica 4, si dhe një pjesë e përdoruesve të rrugës Mile Pop Jordanov - kulla nr. 14 dhe ndërtesat përreth në komunën e Karposhit.
