Botë

Policia franceze evakuon 6 shkolla, mori alarm të rremë për bombë

27.01.2016 13:31

Policia franceze ka evakuar gjashtë shkolla në afërsi të qëndrës së Parisit pas një alarmi për bombë...

Autoritetet njoftuan se kishin patur një sërë telefonatash, ku dëshmitarë pretendonin se kishin parë disa objekte të dyshimta në ambientet e shkollave.
 
Forcat e sigurisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes duke nxjerrë studentët nga godinat.
 
Pas kërkimeve të bëra, një zyrtar i policisë komunikoi se në gjashtë shkollat e evakuara ishte gjetur vetëm një cantë e braktisur e cila nuk përbante objekte që mund të cënonin jetën e qytetarëve.
 
Franca vijon të mbetet në një gjëndje të jashtëzakonshme, që prej sulmeve që tronditën kryeqytetin në mbrëmjen e 13 nëntorit. 
 
BELINDA KOKA-ADEMI