Botë

Francë, reforma kushtetuese, jep dorëheqjen Ministrja e Drejtësisë

27.01.2016 13:38

Dorëheqja e Ministres 63-vjeçare, vjen ndërsa Kryeministri francez, paraqiti sot para deputetëve tekstin përfundimtar...

Dorëheqja e Ministres 63-vjeçare, vjen ndërsa Kryeministri francez, paraqiti sot para deputetëve tekstin përfundimtar të projektit për reformën kushtetuese mbi gjendjen e jashtëzakonshme dhe heqjes së statusit të shtetësisë.
 
“Shpeshherë të rezistosh është të qëndrosh, shpeshherë të rezistosh është të largohesh. Për fjalën e fundit mbi etikën dhe ligjin”, komentoi Christiane Taubira në Tëitter.
 
“François Hollande dhe Christiane Taubira ranë dakort për shkak të domosdoshmërisë për të lënë postin e saj, në një moment kur debati mbi rishikimin kushtetues është para  Asamblenë Kombëtare në komisionin për ligjet”, komentojnë nga Elysee në një deklaratë.
 
BELINDA KOKA-ADEMI