Botë
Netanyahu akuzon Ban Ki Mun, shefi i OKB-së, po nxit terrorizmin
27.01.2016 14:13
Ministria izraelite e Mbrojtjes aprovoi ndërtimin e 153 shtëpive për kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor...

Kjo ka shkaktuar reagimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun I cili deklaroi se për popujt e shtypur, është brenda natyrës njerëzore të reagojnë ndaj okupatorit.
Kritika e tij nuk ishte e rastësishme. Për të disatën herë, shefi i OKB-së kujtoi se aktivitetet e kolonizimit janë një dorashkë e hedhur në fytyrën e popullit palestinez dhe të komunitetit ndërkombëtar, edhe për faktin se me të tilla veprime, mundësia e dy shteteve që bashkëjetojnë krah njëra-tjetrës do të venitet përgjithmonë.
Argumentet e tij, megjithatë, nuk e bindin Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu i cili deklaron se Ban Ki Mun po nxit terrorismin
“Pohimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së inkurajojnë terrorin. Dhe terrorin, nuk ka asgjë që e justifikon. Vrasësit palestinezë nuk duan të ndërtojnë një komb: ata duan të shkatërrojnë një komb dhe këtë e deklarojnë hapur. Nuk vrasin për paqen e nuk vrasin për të drejtat njerëzore”, tha Benjamin Netanyahu, Kryeministër i Izraelit.
Që nga muaji tetor, episodet e dhunës i kanë kushtuar jetën më shumë se 155 palestinezëve, 28 izraelitëve, një amerikani dhe një eritreasi. Sipas autoriteteve izraelite, pjesa dërrmuese e palestinezëve të vrarë kanë qenë agresorë, të tjerët kanë gjetur vdekjen gjatë përleshjeve të armatosura me forcat e sigurisë.
GAZMEND KURTISHI
