Maqedoni
Pavarësia e servisit publik gjatë zgjedhjeve, RTM prezenton kodin etik dhe profesional
27.01.2016 14:41
Servisi publik ka prezentuar doracakun mbi parimet etike dhe profesionale për mbulimin e proceseve zgjedhore...

Dokumenti bazohet në praktikat Botërore, sidomos të BBC, neni 19, OSBE-së dhe UNESKO-së. Gazetarë të njohur nga shërbimi publik britanez do të fillojnë prej javës së ardhësme edhe një seri trajnimesh për redaktorët, gazetarët dhe stafin teknik të servisit publik, se si të jetë servis me raportim të balancuar gjatë procesit zgjedhor.
“Për së pari herë kemi doracak se si në mënyrë profesionale të kryhet puna gjatë zgjedhjeve. Megjithatë, ky dokument nuk i zgjidh problemet e RTM-së, por është një fillim shumë i mirë. Shërbimi publik do të jetë shërbim i paanshëm dhe i balancuar, parimi për zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Marijan Cvetkovski, drejtor i MRTV-së
“Shërbimi publik duhet të informojë në mënyrë kritike dhe të paanshme. Duhet të ushqejë dhe të zhvilloj komunikimin me audiencën, sepse kjo është më e rëndësishme”, tha Marina Tuneva, perfaqesuese e grupit të punës
Ambasadori britanik Charles Garrett, porosity servisin public që menjëherë të fillojë të përdorë parimet e shkruara në letër nga vetë RTM, dhe njëkohësisht të bëhet lider në tregun mediatik për të mësuar edhe mediat publike se si raportohet në mënyrë të balancuar.
“Bilanci, paanshmëria dhe pavarësia e mediave janë ingerencat fillestare për zgjedhje të lira dhe të drejta. Për këtë arsye, Ambasada Britanike e sheh median si një sektor prioritar në marrëdhëniet tona dypalëshe. Këtë vit duhet të ketë zgjedhje të pastra, të cilat do të jenë një hap përpara për dalje nga kriza politike”, tha Çarsl Garet, Ambasador i Britanisë së Madhe
Qellimi i Parimeve etike dhe profesionale të RTM –së, për mbulimin medial të procesve zgjedhore është që të siguroj kornizën në të cilën gazetarët lirshëm dhe pa u penguar mund të punojnë dhe ti ofrojn publikut informim të paanshëm dhë të pavarur për procesin zgjedhor, përmes raportimit korrekt dhe trajtimit analitik të kandidatëve dhe të programeve partiake.
SANIJE KASAMI
