Maqedoni
Fondi shëndetësor, 90% të shërbimeve në mënyrë elektronike, paisjet ortopedike vetëm me vërtetim mjekësor
27.01.2016 15:05
90% të shërbimeve të Fondit Shëndetësor në vend shfrytëzuesit do të kenë mundësinë nga muaji shkurt ti ndjekin në mënyrë elektronike...

Këtë e theksoi sot drejtori I këtij institucioni Orhan Ramadani gjatë prezentimit të projektit të 15 shërbimeve elektronike, një prej të cilëve është ai për të siguruarit që janë shfrytëzues të paisjeve ortopedike.
Ky shërbim mundëson verifikimin e paisjes ortopedike drejtpërdrejt nga mjeku specialist ose mjeku amë dhe e njejta në mënyrë automatike do të paraqitet në sistemin e shtëpisë ortopedike, pa qenë nevoja që i siguruari të shkojne në njësinë rajonale të Fondit për t’a verifikuar vërtetimin.
“Në vitin 2015 janë realizuar rreth 218 mijë verifikime të paisjeve ortopedike me vlerë prej 743 milion denarë respektivisht, 547 milion denarë janë shpërndarë për shtëpitë ortopedike dhe 196 milion denarë për stomatologët specialist, për paisjet dentare. Me shërbimin e ri elektronik, Fondi parasheh të kryhen 145 mijë verifikime në mënyrë elektronike respektivisht, dy të tretat e të gjitha paisjeve ortopedike”, tha Orhan Ramadani, drejtor i FSHM-së
Paisja ortopedike në komisionin mjekësor miratohet një herë në vit ndërsa vërtetimi prej te mjeku amë merret një herë në muaj, një herë në tremuaj ose një herë në gjashtë muaj, mvarësisht prej llojit të paisjes ortopedike.
Vetëm për 8 lloje të pajisjeve si dhe për verifikimet e parakoshhme të paisjeve ortopedike jofunksionale nevojitet mendim I komisionit mjekësor.
LEONORA KALIQI
