Botë

“Transparency International”: Shqipëria e Kosova të fundit në rajon

27.01.2016 15:46

Shqipëria ka bërë përparime sa i përket korrupsionit...

Ky është përfundimi i organizatës ndërkombëtare Transparency International, e cila ka publikuar raportin “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”.
 
Sipas këtij raporti, Shqipëria ka shënuar përparim më të madh duke u radhitur në vendin e 88-të, ndryshe nga viti 2014 kur ishte në vendin e 110. Ministri për pushtetin Vendor vlerësoi rezultatet pozitive, ndryshe nga pretendimet e opozitës.
 
Kosova e e cila vitin e kaluar ishte po ashtu në vendin e 110-të, kësaj radhe është radhitur e 103-ta me 33 pikë, po aq sa kanë edhe Etiopia e Moldavia.
 
Pavarësisht vlerësimit pozitiv, Shqipëria dhe Kosova radhiten pas vendeve të rajonit.
 
LULJETA NDOKA-LIKAJ