Maqedoni
“Transparency International”: Maqedonia shënon rënie për dy pikë
27.01.2016 15:52
Maqedonia gjendet në vendin e 66 në listën e 168 vendeve në botë sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2015, që e publikoi sot “Transparency International”...

Në këtë listë Maqedonia ka shënuar rënie për 2 pozita në kreahasim nga viti I kaluar kur ndodhej në vendin e 64.
Korupsioni ende paraqet një problem serioz, por jo edhe problem me prioritet të larë, vlerëson kryetarja e “Transparency International “, Sllagjana Taseva.
Ajo thotë se ka ngadalësim në luftën kundër korupsionit, pasi që aktivitetet që i ndërmerr qeveria janë të pamjaftueshme, ndërsa institucionet janë joefikase.
“Edhe kriza politike është rezultat i korupcionit, dhe mu për këtë korupcioni është ajo që duhet të zgjidhet, përmes zgjidhjes së problemeve tjera siç janë listat zgjedhore dhe puna e prokurorit special”, tha Slagjana Taseva.
Sipas indeksit në krye të listës me 168 vende është Danimarka, Finlanda dhe Suedia, shtete në të cilat korrupsioni perceptohet të mos ekzistojë.
Ata vlerësohen me 90 pikë. Vendet më nivel më të lartë të perceptimit të korrupsionit sipas Transnparency International mbeten Korea e Veriut dhe Somalia me 8 pikë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit është indikatori kryesor i korrupsionit në sektorin publik dhe ofron një pamje vjetore të korrupsionit në gjithë botën.
ERSAN PAJAZITI
