Maqedoni

SHGM dhe SPGPM: Propozim ligji i VMRO-së, është skandaloz

27.01.2016 16:14

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësëve të Mediave, kundërshtojnë ashpër propozimin e VMRO-DPMNE-së për mediat...

Propozimi për emërimin e dy kryeredaktorëve në servisin publik, 100 ditë para zgjedhjeve, është është i pa pranueshëm për ta madje është në kundërshtim me interesin publik dhe standardeve evropiane që duhet t’i ketë Servisi Publik thonë nga këto organizata të gazetarëve.
 
“Propozimi i VMRO-DPMNE-së për të venduar redaktor partiak, një nga rradhët e LSDM-së dhe një nga VMRO-DPMNE -së në Servisin Publik është baraz sikur të miratohet ligjë  i cili do të detyrojë ndërhyrjet kirurgjikale të kryhen nga një kirurg të VMRO-DPMNE-së dhe një të LSDM-së. Është e tmerrshme që për gjithë kjo ne duhet të japin vlersime serioze. Janë të mundshme dy spjegime për këtë. Ose bëhet fjalë për të blerë kohë për t’i parandaluar ndryshimet sistematike në media i cili i propozon Van Haute ose bëhet fjalë thjeshtë për ta vëndosur në kornizë ligjore praktika e deritanishme negative të mediave”, tha Tamara Çaushidis, kryetare e SPGPM-së. 
 
Ata vlersojnë se edhe  propozim ligji për fushatat mediatike të Qeverisë do të shkelë tërësisht pavarësinë e mediave dhe do ta legalizojë korupsionin mediatik. 
 
“Propozimi vret thembin e ekzistimit të mediave në një shoqeri demokratike, të informojn në kohë, në mënyrë kritike ta ospervojnë realitetin dhe të ncis debatë për çështjet me interes publik...Me këtë ligjë qeveria me paratë e qytetarëve planifikon ta legalizojë , përhapë dhe të sendërtojë korupsionin në media për të kontrolluar dhe ngulfatur kritikën në media”, tha Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
 
SHGM dhe SPGPM mbështesin propozimet e Piter Van Haute për reforma në media. Ata u bëjnë thirje 3 partive të tjera, BE-së dhe SHBA-ve të hedhin poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së dhe me këmbëngulje të angazhohen për propozimet e ndërmjetësit ndërkombëtar.
 
Ata komentuan edhe radhitjen e fundit në raportin e Fridomn House, të cilin nuk e kanë parë si befasues marrë parasysh se 5 vitet e fundit vendi merr vlerësime të ngjashme. 
 
REXHEP QAMILI