Lajm i keq për shqiptarin e Interit

27.01.2016 16:24

Futbollisti i talentuar shqiptar, Rey Manaj huazohet te Frosinone, një tjetër skuadër në Seria A, ku bashkohet me një tjetër lojtar të kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti...

Lushnjari ka vendosur të largohet nga Interi në 6 muajt e ardhshëm, deri në fund të këtij sezoni. Mediat italiane bëjnë me dije se “Frosinone ka bërë një goditje të dyfishtë, duke marrë Manaj dhe Bardi.

Të dy do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e radhës, kundër Romës. Blerjet e përkohshme (huazim) janë: sulmuesi i Interit, Manaj, dhe Francesco Bardi, që vjen nga Espanyol dhe luan si portier”.

Kalimi i sulmuesit te Frosinone pohohet edhe nga menaxheri i tij, Jimmy Fontana.