Maqedoni

Buxheti për Prokurorinë Speciale, VMRO i kërkon llogari Janevës, LSDM: Pse s’kërkoni llogari nga Zvërlevski

27.01.2016 16:29

Deputetët e shumicë parlamentare dhe ato të opozitës shfrytëzuan propozim/buxhetin për Prokurorinë Publike Speciale...

Deputetët e shumicë parlamentare dhe ato të opozitës shfrytëzuan propozim/buxhetin për Prokurorinë Publike Speciale që të qërojnë hesape rreth këtij institucione të ri, i cili buron nga marrëveshja politike e qershorit dhe ka për qëllim ndjekjen e veprave penale, të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme të komunikimeve. 
 
Shumica parlamentare edhe pse e mbështet buxhetin që i ndahet Janevës, shprehu pakënaqësi nga puna e saj dhe drejtoi një mori akuzash për mungesë transparence, arbitraritet dhe anshmëri. 
 
“Kërkoj në afat më të shpejtë, znj. Katica Janeva të parashtrojë para kuvendit Raport për paratë e nevojshme që i kërkon sot, dhe mënyrën se si ajo mendon që t’i shpenzoj. Në të kundërtën kjo zonjë dhe ekipi i saj, ashtu siç e përceptojnë jasht, se punon në mënyrë arbitrare dhe jotransparente, për fat të keq ky epitet edhe më tej do të jetë pjesë përbërëse e punës së saj dhe ekipit rreth saj”, tha Kërsto Mukovski.
 
Në këto 10 vjet, po të kërkonit llogari nga institucionet për punën e tyre dhe për buxhetin që kanë shpenzuar, asnjë denar nuk do të shkonte dëm, nuk do të ishte kishte krim dhe korrupcion dhe as nevojë për themelimin e Prokurorisë speciale, u kundërpërgjigj opozita. Sipas tyre debate në kuvend është pjesë përbërëse e fushatës së VMRO DPMNE-së kundër kësaj prokurorie.
 
“Në Ligjin për Prokurori publike speciale në nenin shtatë, paragrafi dy, thuhet se prokurori public special në çdo gjashtë muaj dorëzon raport për punën e vet, në Kuvend dhe në Këshillin për prokurorë public. Kështuqë çdo gjë që ju intereson për punën e Katica Janevës do t’ju vjen këtu si document zyrtar më 15 mars. Por ju e dinit këtë, prandaj insistonit që ta shpërndani kuvendin më 24 shkurt”, tha Marijanço Nikollovski.       
 
Me vendimin për shpërndarje të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor propozohet rialokacioni në kaudër të mjeteve të planifikuara me Buxhet të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, në shumë prej 253.682.112 denarë, ose rreth katër milionë euro, të cilët i dedikohen punës pa pengesë dhe financimit autonom të Prokurorisë speciale publike.
 
Mjetet financiare për Prokurorinë Speciale Publike dedikohen për rroga dhe kompensime të prokurorëve publik, rroga dhe kompensime të të punësuarve në shërbimin profesional publik të prokurorisë, mjete për furnizim me mallra dhe shërbime, si dhe investime kapitale të Prokurorisë publike.
 
SHPËTIM NUREDINI