“Vizz Air” me 3 linja të reja nga Shkupi, më lirë në Kopenhagë, Bratisllavë dhe Berlin

27.01.2016 17:39

Kompania ajrore VIZER me buxhet të ulët nga marsi I këtij viti vendos tre linja të reja nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup...

Fluturime  drejt Kopenhagës, Bratisllavës  dhe Berlinit, do të ketë tani dy herë në javë. Cmimet fillestare të biletave do të jenë 1.799 denarë drejt Berlinit dhe nga 1.449 denarë drejt Bratislavës dhe Kopenhagës.

“Vendosja e këtyre 3 linjave te reja ajrore është rezultat I politikave të shkëlqyera që zbatojm duke u orientuar nga nevojat e qytetarëve tanë . Pas  mbështetjes finansiare te Qeverisë drejt VIZER ne vitin 2012 kjo kompani vendosi dhe 23 linja ajrore drejt te qyteteve evropiane” – tha Ministri i Transporit dhe Lidhjeve, Vlado Mijallkovski.

“Në muajin janar të vitit 2016, numri I udhëtarëve që udhëtuan në aeroportet e Maqedonisë është 2 miljon. Me linjat e reja te hapura kete vit kapaciteti I  kompanisë do të rritet për 22 perqind në krahasim me vitin e kaluar” – tha Gabor Vasharej, menaxher për komunikim në “Vizz Air”.

Kompania ajrore posedon linja me buxhet të ulët prej 24 destinacioneve nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit që është lidhje me 11 shtete. (Gazmend Rexhepi, TVM2)