Raport për cilësinë e debatit në kuvend, kthimi i opozitës ngriti intensitetin e debatit

27.01.2016 17:57

Kthimi i opozitës në parlament ka ngritur intensitetin e debatit dhe interaksionin mes deputetëve nga subjektet e ndryshme politike me çka janë regjistruar më shumë diskutime, debate dhe replika...

Raporti fjalim/replikë e ka ndryshuar tërësisht thuhet në rezultatet  e projektit “Kuvendi në llupë “gjatë tre muajve të fundit të cilin e ka realizuar ‘Institutit për demokraci’ në periudhën nga 1 shtatori deri më 30 nëntor të vitit 2015.

“Në tremujorin e parë të mbykqyrjes ishte interesante se siç e dini opozita u kthye në shtatorë dhe në krahasim me periudhën kur nuk ishte u regjistruan dallime të mëdh. Dallimi i parë është se ka rritje të intensitetit të diskutimeve në kuvend. Nëse paraprakisht kishim rreth 75% fjalime individuale ndërsa replikat përbënin 24% tani situate është rrotulluar, rreth 75% të debateve përbëjnë replikat ndërsa fjalimet janë shumë më pak” – tha Jane Dimeski nga Instituti për Demokraci.

Sipas të dhënave të hulumtimit 94% të diskutimeve e kanë bërë deputetët e përkatësisë maqedonase 4% shqiptare dhe 2% të përkatësive të tjera. Në bazë të zonave prej nga vijnë deputetët, ata të njësisë së katërt zgjedhore kanë qenë më të zëshëm.

Në analizë  janë përfshirë 1.666 diskutime për 51 pika të ndryshme në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe financave publike. (Naim Ramadani, TVM2)