Botë
Të paktën dhjetëra të vrarë në një sulm të trefishtë në Nigeri
27.01.2016 18:25
Tre sulmues vetëvrasës janë hedhur në erë në qytetin Çibok, në pjesën verilindore të Nigerisë, pasi që gjatë vitit 2014 grupi islamist Boko Haram...

Tre sulmues vetëvrasës janë hedhur në erë në qytetin Çibok, në pjesën verilindore të Nigerisë, pasi që gjatë vitit 2014 grupi islamist Boko Haram rrëmbeu mbi 200 nxënëse, transmetuan mediat franceze.
Numri i viktimave ende nuk është saktësuar deri në fund, por për momentin ka konfirmim për vdekjen e të paktën 10 personave dhe për mbi 30 të plagosur, njoftoi Ajuba Çibok, përfaqësues i autoriteteve lokale.
Sulmet janë realizuar rreth orës 11 sipas Griniçit dhe janë nisur drejt tregut që sot është hapur, shtoi ai./mia
