Botë
Në Tunizi shkatërrohet një grup i cili ka përzgjedhur luftëtarë për Shtetin Islamik
27.01.2016 19:21
Forcat për luftë kundër terrorizmit në Tuniz kanë shkatërruar një grup i cili ka rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik (SHI)...

Forcat për luftë kundër terrorizmit në Tuniz kanë shkatërruar një grup i cili ka rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik (SHI), kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, transmetuan mediat britanike.
Sipas kumtesës së MPB-së, grupi i qytetit bregdetar Bizerta ka numëruar nëntë persona, të cilët pas arrestimit e kanë pranuar se kanë përzgjedhur njerëz për SHI-në në Libi dhe Siri.
Gjatë nëntorit në Tuniz u shpall gjendje e jashtëzakonshme për shkak të sulmit me bomba mbi një autobus në të cilin jetën e humbën 12 pjesëtarë të gardës presidenciale.
Disa mijëra tunizianë janë duke luftuar nga radhët e SHI-së dhe grupeve të tjera në Irak dhe në Siri.
Disa prej atentateve në Tuniz janë kryer prej tunizianëve të trajnuar në kampet ushtarake në Libi, përkujtojnë mediet britanike./mia
