Reagon Janeva, llogari pas 6 muajsh, bashkë me akuzat e para

27.01.2016 19:54

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva nuk ka obligim ligjor që të jap llogari para deputetëve më herët se gjashtë muaj, reaguan nga Prokuroria speciale publike...

Kjo është paraparë me Ligjin për prokurori speciale publike në të cilën thuhet se Prokuroria duhet që në çdo gjashtë muaj të jap Raport për aktivitetet, sidomos për progresin në hetime.

Nëse merret parasysh se prokurorja speciale është e zgjedhur me 15 shtator, atëherë ajo do te jape llogari me 15 mars. 

Kjo përshtatet me planin personal, të cilin e përmendi Janeva e sipas saj, deri me 15 mars është e paralajmëruar se ajo do të ngrejë akuzat e para për lëndët për të cilat ajo është kompetente.