LSDM: Pajtohemi me metodologjinë e KSHZ-së, nëse 3 partitë tjera dakordohen për ligjin për mediat
LSDM ka dalë me propozime konkrete në grupin e punës për të cilat vlerëson se do të zgjidhin cështjen e listës zgjedhore dhe të mediave...

LSDM është gati të heqë dorë nga propozimet paraprake reth metodologjisë së pastrimit të listës zgjedhore të propozuar nga KSHZ, me kusht që të VMRO, BDI dhe PDSH të pranojnë propozimin e mediatorit Van Haute për mediat.
“Patsrimi i listës zgjedhore dhe reforma në media, janë parakuisht kryesor për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nëse kjo nuk pranohet nga VMRO dhe pjesmarrësit e tjerë në bisedime, kjo do të thotë se ata nuk janë për zgjedhje të drejta dhe demokratike” – tha Damian Mançevski nga LSDM.
Në lidhje me propozimin e VMRO-së për mediat, nga LSDM thonë se janë absolutisht të papranueshme , por jo vetëm nga LSDM por edhe nga vetë mediat.
Ndërmjetësi Van Haute ndërkohë optimist se bisedimet kanë hyrë në një fazë të re progresi.
“VMRO pranoi të fillojmë diskutimet reth propozimeve të mëherëshme të prezantuaara në dhjetor . Mendoj se ky është një hap I madh përpara . U mbetet partive të bëjnë konsultime shtesë reth legjislativës zgjedhore. Nëse ka vullnet shpresoj të kemi hapa përpara të rëndësishëm” – tha ndërmjetësi në bisedime, Piter Van Haute,
Nesër pasdite nuk do të ketë bisedime pasi ndërmjetësi Van Haute paralajmëroi se do të shkojë për konsultime shtesë në Bruksel. (Besim Abdullahu, TVM2)
