Maqedoni
Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë e me vranësira mesatare
28.01.2016 09:04
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë e me vranësira mesatare...

Nëpër fushëgropa të veçanta do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë veriore me drejtim perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura do të lëvizë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore me drejtim perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura do të arrijë deri në 14 gradë celsius.
Do të vazhdojë mot me diell dhe i ngrohtë , që do të kushtëzojë shkrirjen graduale të shtresës së dëborës në male. Edhe nesër do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit nëpër fushëgropa të veçanta.
