Maqedoni

Kuvendi e vazhdon seancën e 85-të

28.01.2016 09:13

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 85-të në rend dite të së cilës kanë mbetur tre pika të propozuara...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 85-të në rend dite të së cilës kanë mbetur tre pika të propozuara nga deputetët e opozitës, në lexim të parë është edhe Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje, në procedur të shkurtuar.
 
Deputetët duhet të debatojnë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetet, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, gjithashtu edhe për propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve në pronë shtetërore dhe shoqërore, të gjitha në lexim të parë./mia