Maqedoni
Komunikacioni pa ngecje, mjegull në më shumë akse rrugore
28.01.2016 09:41
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa...

Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në Tetovë, Maxhari, Kumanovë, Makedonski Brod, Saramzalinë, Dellçevë, Negotinë, Udovë, Kullë, Petrovec.
LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes të veçantë, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia
