Botë
APKE kërkon qendra për regjistrim, të azilantëve jashtë nga Evropa
28.01.2016 11:13
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e mbështeti propozimin për krijimin e qendrave jashtë territorit të Evropës...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e mbështeti propozimin për krijimin e qendrave jashtë territorit të Evropës, ku do të shqyrtohen kërkesat për azil dhe do të konfirmohet cilëve persona u nevojitet mbrojtje ndërkombëtare, para se t'u lejohet të nisen drejt vendeve evropiane, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
"Ideja është të identifikohen personat të cilët kanë nevojë nga mbrojtja ndërkombëtare dhe të organizohet përpilim i jashtëm i kërkesave për azil në qendra që gjenden jashtë Evropës, meriton të mbështetet, në rast se të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve janë garantuar" vlerëson Asambleja Panevropiane.
"Kjo pa dyshim, do të kontribuojë të shpëtohen jetët e një numri të madh migrantësh, të cilët tentojnë të vijnë (deri në Evropë) në rrugë detare" thuhet në dokumentin e APKE-së.
Duke debatuar në sesion plenar në Strasburg, për raportin e parlamentares belge Dafne Dumeri, APKE-ja gjithashtu u zotua për vendosjen e sistemit të vetëm kufitar evropian, i cili do të ketë mandat më të gjerë nga Agjencia për Menaxhim me Kufijtë e Jashtëm të BE-së (Fronteks) dhe do t'i mundësohet organizim operacioneve për kthimin e migrantëve dhe shkatërrimin e rrjeteve për kalim ilegal të kufijve.
APKE vlerëson se duhet të vazhdojnë operacionet detare për shpëtim dhe në mënyrë të konsiderueshme të rritet ndihma e cila u ofrohet Greqisë dhe Italisë për ndërtimin e objekteve për akomodimin e refugjatëve, të cilët vijnë në territorin e tyre, si dhe të vendosen "mekanizma të përhershëm" për zhvendosjen e tyre në vendet e tjera evropiane.
Kuvendi gjithashtu bëri thirrje edhe në krijimin e një regjistrit qendror për vendosjen e modelit të vetëm për regjistrimin dhe identifikimin e personave të vdekur, me qëllim që të lehtësohet kërkimi për migrantët e zhdukur.
Në plan afatgjatë, APKE-ja vlerëson se vendet-anëtare të Këshillit të Evropës duhet t’i përforcojnë rrugët për migim ilegal drejt Evropës dhe të bëjnë përpjekje për "tejkalimin e shkaqeve të thella për paraqitjen e krizës së refugjatëve"./mia
