Bruksel, përfundoi takimi, nuk u arrit asnjë marrëveshje
Takimi mes palës serbe dhe kosovare në Bruksel ka përfunduar tashmë...

Mustafa nga Brukseli ka thënë se asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur mbrëmë. Po ashtu, Mustafa, duke mos dhënë afate të sakta kohore, ka premtuar fillimin e hartimit të statutit të AKS-së, duke pasur parasysh rekomandimet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth të cilit vendim ai ka thënë se pala kosovare ka.
Ndërkaq, kur është pyetur nga gazetarët lidhur me vizitën e tij në Bruksel, pasi kishte thënë se nuk do ta bëëj një gjë të tillë pa i dhënë liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, Mustafa ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.
Ai është arsyetuar duke thënë se deklaratat e tij kanë qenë ndryshe dhe se ai kishte thënë se për të do të jetë e vështirë të shkojë në Bruksel kur qytetarët e tij janë të izoluar.
