Seancë e Komisionit Anketues për letërnjoftimet false
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e parë e Komisionit Anketues për skandalin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e parë e Komisionit Anketues për skandalin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve të tjera.
Anëtarët duhet ta miratojnë rregulloren e Komisionit Anketues dhe të arrijnë marrëveshje për mënyrën se si do të punojnë. Kryetari i Komisionit është zgjedhur Ilija Dimovski, nënkryetar Lupço Dimovski, ndërsa anëtarë: Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Gazmend Aliji, Trajço Dimkov, Bllagoja Despotovski, Liljana Kuzmanovska, Bllagica Llasovska, Andon Çibishiev, Dragan Danev dhe Sollza Gërçeva.
Deputetët e partive opozitare, të cilët gjithashtu është dashur të kenë vend në Komision, paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në punën e tij.
