Maqedoni
Mjegull në rrugët në Shkup dhe Tetovë
28.01.2016 13:09
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa...

Mjegull me dukshmëri prej 100 deri 150 metra ka në Tetovë dhe Shkup, kumtoi Lidhja AutoMoto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mesditës për gjendjen e rrugëve.
LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit.
Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë Veles, Mavrovë Dibër Strugë, Gostivar Mavrovë, Demir Kapi Udovë dheVinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet e Maqedonisë.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti./mia
