Botë

Kanosje të reja terroriste në pesë gjimnaze të Parisit

28.01.2016 13:43

Në pesë gjimnaze të Parisit përsëri është shpallur alarm, pasi herët në mëngjes kanë mbërritur paralajmërime me përmbajtje kanosëse...

Në pesë gjimnaze të Parisit përsëri është shpallur alarm, pasi herët në mëngjes kanë mbërritur paralajmërime me përmbajtje kanosëse, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
 
Sipas informacioneve të publikuara në mediet franceze, alarmet kanë përmbajtur kanosje se disa sulmues "të armatosur me kallashnikovë dhe me bomba do të shkojnë në pesë gjimnaze parisiane që të shkaktojnë numër maksimum të viktimave".
 
Drejtoritë e shkollave menjëherë janë informuar për kanosjet me ç'rast është zbatuar evakuim i nxënësve dhe i të punësuarve, ndërsa në të njëjtën kohë rreth gjimnazeve janë sistemuar forca policore.
 
Hetimi, tani është drejtuar nga përcaktimi i asaj se prej ku vijnë kanosjet.
 
Alarmi paraprak i para disa ditëve për bomba të vendosura në pesë gjimnaze të Parisit u tregua si i rremë./mia