Botë

Australi, në vetëm dy orë, përmbytet Gelongu

28.01.2016 14:10

Qyteti Gelong në Australi është kthyer në një pellg të madh uji pothuajse tërësisht pas shirave të rrëmbyeshëm që për vetëm dy orë arritën të shkaktojnë dëme prej miliona dollarësh...

Banorët kanë filluar vetë të pastrojnë shtëpitë dhe dyqanet e  përmbytura.

Më shumë se 150 shtëpi janë përmbytur pothuajse tërësisht.

Janë dëmtuar edhe mijëra  makina të parkuara në rrugë, që në një moment thjesht filluan të lundrojnë.

Meteorologët e kanë cilësuar shiun e mbrëmshëm si reshje që shikohen një herë  në çdo 50 vjet. 400 persona janë lajmëruar në ekipet e shpëtimit dhe ambulancat në këto dy orë.

Me gjithë këto dëme, për fat të mirë nuk ka të dhëna për të lënduar.