Ivanov: Kriza me emigrantët, sfida me vite dhe dekada
Kriza e emigrantëve dhe e refugjatëve në Evropë, si dhe gjendjet në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore janë çështjet dhe sfidat për të cilat do të preokupohemi edhe në vitet dhe dekadat e ardhshme....

Kështu deklaroi presidenti, Gjorge Ivanov, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e 7-¬të të nivelit të lartë në organizim të Qendrës ndërkombëtare "Nizami Ganxhavi" dhe Shoqërisë italiane për organizata ndërkombëtare “Nisma për Dialog global në botën multipolare”, që u mbajt në Senatin e Republikës italiane në Romë.
"Deri më tani kemi pasur kuptime plotësisht të ndryshme dhe bindje të ndryshme, dhe kjo është në njëfarë mënyre pjesë nga ajo që e bën Aleanca e civilizimeve, e kjo është që të nxitet dialogu dhe të bisedohet për të gjitha aspektet e mundshme për kanosjet që ekzistojnë dhe për gjithë atë që jemi preokupuar si civilizim njerëzor", deklaroi Ivanov.
Ai ka theksuar se refugjatë nuk ka vetëm në Evropë, por zhvendosje të mëdha të popullatës dhe popujve ka pothuajse në të gjitha hapësirat. Presidenti Ivanov me këtë rast ka takuar presidentin e Italisë, Serxho Matarela, atë bullgar, Rosen Plevneliev, kryetarin e Senatit italian dhe të pranishëm të tjerë.
Me këtë rast, presidentit Ivanov i është dorëzuar mirënjohje e veçantë nga ana e Qendrës ndërkombëtare "Nizami Gixhavi" për mbështetjen e tij në nismat e qendrës, si dhe për kontributin e tij në fushën e dialogut ndërfetar.
