Fundoset një anije, humbin jetën 24 emigrantë afër ishullit grek, Samos

28.01.2016 18:02

24 emigrantë kanë humbur jetën pranë ishullit grek, Samos, pasi anija e tyre është fundosur. Në mesin e viktimave raportohet të ketë pasur edhe fëmijë...

Kjo është anija e dytë që është fundosur këtë javë në këtë rajon. Të mërkurën, shtatë njerëz janë mbytur në incidentin pranë ishullit Kos.

Shumica e atyre që rrezikojnë jetët, në përpjekje për të arritur në Evropë nga Turqia, janë shtetas të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit.