“Besa” dhe PLD, qëndrim të përbashkët për zgjedhjet

28.01.2016 18:08

Lëvizja “Besa” dhe Partia Liberal Demokratike ndajnë qëndrim të përbashkët për sigurimin e procesit të drejtë dhe demokratik zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

Ky qëndrim u konkludua në takimin e sotëm të kryetarit të Lëvizjes “Besa” dhe PLD-së, Bilal Kasami dhe Goran Milevski, ku është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës.

Dy partitë kërkojnë t’u mundësohet qytetarëve të shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa asnjë presion dhe kërcënime, si para zgjedhjeve ashtu edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Me këtë rast u konstatua se opozita nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje që nuk do të përmbushin standardet evropiane dhe u është bërë thirrje të gjitha partive të japim përpjekje maksimale në përmbushjen e marrëveshjes së nënshkruar.