Rrjeti Jes–USAID, mbështetje politikave lokale për punësim

28.01.2016 19:00

Bashkëpunimi i punëtorëve social në nivel lokal do të ndikojë në krijimin e kushteve për planifikimin e zhvillimit ekonomik në komuna, uljen e papunësisë, por do të mbështesë dhe ndihmojë edhe procesin e decentralizimit....

Kjo u theksua në konferencën me temë "Këshillat social-ekonomike lokale, nxitës të politikave lokale për punësim", në organizim të USAID Rrjeti Jes.

“Bashkëpunimi i partnerëve social në nivel lokal duhet të ndikojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit, zhvillimin e sipërmarrjes, politikës sociale dhe shëndetësore, politikës tatimore, arsimore, si dhe të paraqesë bazë për zhvillimin e një sistemi  për zgjidhjen e kontesteve të punës”- deklaroi ministrja Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Teshevska-Remenski.

“Edhe pse numri i të papunëve është shumë i madh, punë ka, por megjithatë s’ka kush të punojë. Gjegjësisht, të rinjtë që aplikojnë për punë nuk i kanë ato aftësi që i kërkojnë punëdhënësit dhe nuk mund t’u përgjigjen nevojave të tregut modern”- theksoi drejtori i Rrjetit Jes-Usaid, Gjorgji Kushevski.

Rrjeti Jes mund të ketë progres në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e aktiviteteve ekonomike vetëm nëse këshillat komunal dhe të tjerët i respektojnë rekomandimet, theksoi ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli.

“USAID me të vërtetë është i fokusuar në këtë drejtim, që të ndikojë te çështja e papunësisë te të rinjtë. Kyçja e ShBA-së e shpreh vullnetin tonë, që t’i ndihmojmë Maqedonisë në këtë drejtim”- theksoi ambasadori i ShBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli.

Ambasadori amerikan Bejli fton drejtuesit e komunave që të shfrytëzojnë këto resurse, por edhe të gjejnë mënyrën për mbajtjen e tyre, pasi kjo do të ketë ndikim pozitiv në hapjen e vendeve të reja të punës. (Gazmend Rexhepi, TVM2)