Juventus bindës ndaj Interit, me njërën këmbë në finale

28.01.2016 19:15

Juventusi ka “shkatërruar” Interin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë duke e mposhtur me rezultat 3 me 0...

Alvaro Morata realizoi dy golat e parë për “Zonjën e Vjetër” që po kalon në formë të mrekullueshme. Spanjolli shënoi në minutën e 36-të nga pika e bardhë , ndërsa epërsinë e dyfishoi në minutën e 63-të.

Murillo i Interit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70-të pas dy të verdhëve, duke vështirësuar edhe më shumë punët për skuadrën e Roberto Mancinit.

Epërsinë e një lojtari më shumë e shfrytëzoi Juventusi që përmes Paulo Dybalas trefishoi epërsinë në minutën e 83-të.

Takimi i kthimit zhvillohet më 2 mars.