Golden State s’di te ndalet, zhgënjen Atlanta
Golden State Warriors vazhdon t’i shtypë një e nga një të gjithë kundërshtarët në këtë sezon të NBA. ..

Skuadra nga Oakland shkatërroi 127-107 në “Oracle Arena” Dallas Mavericks falë një loje të shkëlqyer të Klay Thompson, që në këtë përballje i mori skenën Stephen Curryt, duke realizuar plot 45 pikë. Kjo ishte fitorja e 42 në 46 ndeshje me Warriors, që kryesojnë të shkëputur Konferencën e Perëndimit.
San Antonio Spurs zhvilloi ndoshta një nga ndeshjet më të mira të sezonit në parketin e “AT’T Center”, ku iu imponua me shifrat 130-99 Houston Rockets. James Harden u ndal në kuotën e 20 pikëve, ndërsa për teksanët më i miri rezultoi LaMarcus Aldridge me 25 pikë, 5 asist dhe 10 ribound.
Një përballje plot rivalitet u luajt mes Minesota Timberwolves dhe Oklahoma City Thunder, që u mbyll me fitoren e ngushtë të Thunder me shifrat 123-126. Vendimtare rezultoi perioda e fundit gjatë së cilës Oklahoma e udhëhequr nga Westbrook dhe Durant e ruajtën me fanatizëm kryesimin. Timberwolves nuk u mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e LaVine, që ishte më i miri me 35 pikë. Për Minesotan kjo ishte humbja e 33-sezonale.
Cleveland Cavaliers e pati të lehtë për të marrë fitoren e radhës përballë Phoenix Suns me shifrat 115-93. Kevin Love dhe LeBron James shënuan të dy nga 21 pikë në një takim ku Suns dhanë përshtypjen se mund të rivalizonin me vendasit vetëm gjatë pjesës së parë. Zhgënjeu në “Philips Arena”, Atlanta Hawks, që në minutat e fundit humbi terren ndaj Los Angeles Clippers, duke u mposhtur me vetëm dy pikë diferencë 83-85. Ndërkohë Detroit Pistons kaloi 110-97 Philadelphia 76ers, Boston Celtics iu imponua 111-103 Dunver Nuggets, ndërsa Utah Jazz e pati të lehtë me Charlotte Hornets që u dorëzua 102-73.