Barcelona në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit
28.01.2016 19:28
Barcelona ka mposhtur Athletic Bilbaon edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Mbretit për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 5 me 2...

Pas fitores 2 me 1 si mysafire, Barça fitoi me rezultatin 3 me 1 në Camp Nou Inaki Williams realizoi i pari në ndeshje në minutën e 12-të, por befasia zgjati vetëm deri në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Barça u rikthye në takim përmes Luis Suarezit, Gerrard Piques dhe Neymarit për të kaluar tutje. Suarez shënoi në minutën e 53-të, ndërsa Pique në të 82-ën. Neymar trefishoi epërsinë në minutat shtesë.
