Botë

Kanosje për bomba të vendosura në disa shkolla në Australi

29.01.2016 09:31

Nxënësit dhe të punësuarit në disa shkolla fillore dhe të mesme në Australi u evakuuan sot pas kanosjeve...

Nxënësit dhe të punësuarit në disa shkolla fillore dhe të mesme në Australi u evakuuan sot pas kanosjeve të marra telefonike për bomba të vendosura në objektet, njoftoi DPA.
 
Autoritetet australiane njoftuan se bëhet fjalë për shkolla në shtetet federale Viktoria dhe Uellsi i Ri Jugor.
 
Sipas policisë, në të gjitha rastet e kanosjeve bëhet fjalë për thirrje telefonike në të cilat zë i gjeneruar kompjuterik pohon se në shkollën adekuate është vendosur çantë me bombë.
 
Policia tani për tani nuk ka informacione kush mund të qëndroj pas këtij dërgimi masiv të kanosjeve me bombë.
 
Përndryshe, në Australi sot është dita e parë shkollore pas pushimit veror.