Botë

Zbulohen varre masive në Burundi

29.01.2016 11:33

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka thënë se ka gjetur pesë varre të mundshme masive...

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka thënë se ka gjetur pesë varre të mundshme masive, pranë kryeqytetit të Burundit, ku forcat e sigurisë akuzohen për vrasjen e dhjetëra njerëzve në muajin dhjetor.
 
Policia e Burundit, ndërkohë, ka thënë se ka arrestuar dy gazetarë të huaj, të cilët kanë raportuar për grupet e armatosura.
 
Dhuna në këtë vend ka nisur në muajin prill, kur presidenti Pierre Nkurunziza ka njoftuar se do të kandidojë për mandatin e tretë.
 
Së paku 439 njerëz janë vrarë dhe 240,000 të tjerë kanë ikur jashtë vendit, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.
 
Liderët e Bashkimit Afrikan pritet të diskutojnë krizën në Burundi në një samit në Etiopi.
 
Ata duan që Nkurunziza të pranojë trupa paqeruajtëse për të parandaluar rrëshqitjen e Burundit në një konflikt etnik, por analistët thonë se ai ka pak gjasa të pajtohet./evropaelire