Botë

Bojkoti i opozitës, kërcënim për bisedimet për Sirinë

29.01.2016 12:31

Opozita e Sirisë insiston se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen politike të konfliktit në vend...

Opozita e Sirisë insiston se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen politike të konfliktit në vend, edhe pse Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se negociatat do të nisin sot.
 
Udhëheqës të opozitës kanë thënë se nuk do të udhëtojnë në Gjenevë derisa nuk merren hapa për të lehtësuar gjendjen e civilëve të rrethuar dhe të bombarduar.
 
I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, ka lutur sirianët përmes një videoje që të mbështesin bisedimet, të cilat, sipas tij, janë shansi i fundit për paqe dhe nuk mund të dështojnë. 
 
Mbi 250,000 njerëz kanë vdekur në luftën e Sirisë, e cila ka nisur qysh në vitin 2011. Njëmbëdhjetë milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen.